TIENS Vaj nga hudhra

Sugjeroj qmimin me pakice 5 693 L
Cmimi I shperndaresit 4 554 L

  • Është konfirmuar eksperimentalisht se vaji i hudhrës kontribuon në ruajtjen e shëndetit të sistemit kardiovaskular;
  • Rezultatet nga hulumtimi gjithashtu treguan se hudhra e lehtëson qarkullimin e gjakut në kapilarë;
  • Studime të shumta kanë treguar se hudhra ndihmon në ruajtjen kolesterolit normal dhe e nivelit normal të lipideve në gjak. Vaji i hudhrës është treguar të ketë efekt pozitiv në metabolizmin e sheqerit në trup;
  • Vaji nga hudhra mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit dhe funksioneve të sistemit të frymëmarrjes;

Një nga cilësitë më të rëndësishme të hudhrës jsnë vetitë e saj antioksiduese; mund të ndihmojë në rritjen e kapacitetit antioksidues të trupit.

Hudhra (Allium sativum L.) është bimë me gamë të gjerë efektesh në trupin e njeriut. Efikasiteti i tij plotësisht është hulumtuar dhe dokumentuar. Të dhënat më të vjetra mbi përdorimin e hudhrës datojnë 3000 vjet para epokës së re. Që nga ajo kohë, për shekuj me radhë, hudhra është përdorur si një erz ose shtesë në ushqim, si dhe ilaç për trajtimin e sëmundjeve infektive dhe infeksioneve parazitare të traktit (digjestiv) të tretjes. Hulumtimet shkencore moderne jo vetëm që i konfirmojnë vetitë dezinfektuese, bakteriostatike dhe antiparazite të hudhrave, por gjithashtu vërtetojnë shumë cilësi tjera të panjohura më parë të hudhrës. Më e rëndësishmja në mesin e tyre është veprimi për përmirësimin e qarkullimit të përgjithshëm të gjakut.

Përbërësit e TIENS vajit të hudhrës përfshijnë ekstrakt të hudhrës (vaj hudhre). 3 kapsula të ekstraktit korrespondojnë me 10 kokat e hudhrës. Shtesa është pa erë. Ndër përbërësit më të rëndësishëm të hudhrave nga pikëpamja farmakologjike janë ato që përmbajnë komponimet organike të squfurit. Ato janë që i përcaktojnë vetitë e tij specifike.

Këto përfshijnë alliin i cili është konvertuar në allicin, i cili për kthim shndërrohet në adzhoen, alil oligo dhe polysulfide, si dhe vinil sulfide. Hudhra gjithashtu përmban flavonoide, nucleoside, enzima, vitamina (A, C, etj) dhe mikro dhe makro elemente (duke përfshirë kalium, hekur, fosfor, natrium dhe kalcium) Njëra substancë specifike për hudhër është vaji esencial i hudhrës. Fitohet nga distilimi me avull të hudhrës së grimcuar dhe për herë të parë është bërë nga hudhra në fund të shekullit të 19-të. Vaji esencial i hudhrës përmban përzierje të ndryshme të polisulfideve që i shtojnë shijen dhe aromën. Përmbajtja  e vajit varet nga origjina e hudhrës dhe sezoni i mbledhjes. Ekstraktet nga vaji përmbajnë kryesisht dijalil disulfide, alil tresulfide dhe metil trisulfide.

Nga 2 kapsula 3 herë në ditë si shtesë në ushqim gjatë kohës së ushqimit
Back to Top