TIENS Super kalciumi ushqyes në pluhur

Sugjeroj qmimin me pakice 3 968 L
Cmimi I shperndaresit 3 174 L

Kalciumi dhe vitamina D gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e humbjes së mineraleve në eshtra te gratë në post-menopauzë. Dendësia e ulët e minerale të kockave është faktor i rrezikut për frakturat e eshtrave të osteoporozës;

Vitamina D ndihmon që të zvogëlohet rreziku i rënies lidhur me paqëndrueshmërinë e trupit dhe dobësinë e muskujve. Rënia është faktor për rrezikun për frakturat e kockave tek burrat dhe gratë e moshës 60 vjeç e lart. Gjithashtu kontribuon për funksionin normal të sistemit imunitar;

Kalciumi luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e funksionit normal të muskujve, metabolizmit energjetik dhe funksionit normal të enzimave digjestive;

Vitamina A është thelbësore për ruajtjen e funksionit normal të lëkurës, tipit dhe sistemit imunitar;

Vitamina C kontribuon për funksionimin normal të sistemit imunitar, si dhe formimit normal të kolagjenit për funksionimin normal të enëve të gjakut, eshtrave, lëkurës, dhëmbëve, kërcit dhe mishrave të dhëmbëve.

Kalciumi është element kimik me rëndësi vitale për jetën. Ai është përgjegjës për shumë funksione të trupit tonë, siç është funksioni normal i enzimeve të tretjes dhe mpiksjes së gjakut. Gjithashtu siguron funksionin normal të muskujve dhe funksionimin e duhur të sistemit nervor. Mbi të gjitha, kalciumi është element thelbësor për kockat dhe dhëmbët. Sa më shumë që ky element pranohet në trupin tonë në fëmijëri dhe adoleshencë, aq më i madh është shansi për të ashtuquajturin shëndet të lartë të masës së kockave që arrihet mes viteve të  tridhjeta (30). Në moshë ndërmjet 30 dhe 50 vjeç, masa e kockave është e qëndrueshme, ndërsa pastaj fillon të ulet. Kalciumi ndihmon në reduktimin e humbjes së mineralit të kockave te gratë në post-menopauzë. Dendësia e ulët e mineralit të kockave është faktor rreziku për osteoporozën dhe frakturat e kockave. Megjithatë, ky proces mund të fillojë më herët, pasi deri në 99% nge kalciumi depozitohet në kocka dhe vetëm 1% në indet.

Trupi përpiqet të mbajë nivelin e kërkuar të kalciumit. Por kur kalciumi nuk merret sa duhet, ai fillon ta përdorë kalciumin nga kockat, ndërsa kjo shkakton dekalcifikim i eshtrave. Mungesa e kalciumit e shtynë (pengon) mbajtjen e eshtrave dhe dhëmbëve. Një njeri i rritur ka nevojë për rreth 1000 mg kalcium në ditë. Megjithatë, nevoja për kalcium ndryshon në varësi të moshës dhe varet nga gjinia. Fëmijët dhe adoleshentët gjatë rritjes intensive, gratë shtatzëna, nënat gji-dhënëse dhe gratë nga menopauza dhe të moshuarit kanë nevojë për më shumë kalcium. Në të njëjtën kohë, me ushqim marrim nga 400 deri 800 mg kalcium në ditë, kryesisht nëpërmjet qumështit, djathit, kosit dhe produkteve të tjera të qumështit. Peshku është gjithashtu një burim i pasur i kalciumit. Përveç kësaj, me thithjen e kalciumit mund të reduktohet pirja e shumtë e çajit, kafes, alkoolit dhe konsumimi i shumë produkteve, acid të fitinit në drithërat dhe bishtajoret, oxalatet, fraksionet e patretshme nga fibrat, fosfor i tepërt. Ushqimi me shumë sheqer, yndyra dhe kripë për gatim gjithashtu redukton thithjen e kalciumit. Në rast të rrezikut të mungesës së kalciumit, si aditivë të domosdoshëm në ushqimin adekuat janë të domosdoshëm shtesat. TIENS ka krijuar seri shtesash të kalciumit të përshtatura për nevojat e trupit. TIENS super kalciumi ushqyes në pluhur është produkt universal që përmban kalcium dhe shumë vitamina. Secila nga shtesat e kalciumit nga TIENS përmban kalcium organik jonizues, i cili  mirë absorbohet edhe nga trupi (përafërsisht 95%).

Preparati përmban komponime lehtë të tretshme të kalciumit të jonizuara, të nxjerra nga kockat e trupit. Duhet të kujtojmë se forma natyrale e kalciumit është në formë jonike. Pas hyrjes në trup, ajo kthehet në formë molekulare (kripë kalciumi patretshëm). Molekula e tillë nuk mund të hyjë në qelizë sepse vetëm jonet kalojnë përmes membranës qelizore. Prandaj, është e këshillueshme që të përdoren aditivët që e përmbajnë kalciumin jonizues dhe jo karbonat kalciumi (për shembull e bërë nga guaskat muskulore), që është më pak i tretshëm dhe mund t’i neutralizojnë lëngjet e stomakut.

Vitaminat e ndihmojnë trupin ta përthithë kalciumin, kështu që ato janë të përfshira në preparatin. Vitamina D kontribuon në absorbimin normal të kalciumit dhe fosfatit në trup, që do të thotë se sasia e kalciumit dhe fosforit që është absorbuar në zorrët nga ushqimi në gjak në masë të madhe varet nga kjo vitaminë. Mungesa e vitaminës D zvogëlon thithjen e kalciumit edhe kur ushqimi është i pasur me këtë element. Kjo mund të çojë në demineralizimin e eshtrave. Përveç kësaj, vitamina D kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar, kështu që mangësia e tij rrit rrezikun nga infektimi.

Komponenta shtesë që e përmban produkti, përkatësisht vitamina C, kontribuon për mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ, që do të thotë se e mbron nga radikalët e lirë. Përveç kësaj, vitamina C kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të enëve të gjakut, kockave, lëkurës, dhëmbëve, kërcit dhe mishit të dhëmbëve. TIENS preparati gjithashtu përmban vitaminë A. Vitamina A kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe luan rol në procesin e mobilizimit (kjo do të thotë se qeliza i përket indeve specifike dhe përshtatet me funksionin e veçantë), ndërsa hekuri kontribuon për funksionimin normal të sistemit imunitar.

Treteni ½ - e një (1) qese në 100 ml ujë në rreth 40 ºC. Shtesa duhet të merret 30 minuta para ushqimit, një herë në ditë, mundësisht në orët e pasditës.
Back to Top