TIENS Spirulina

Sugjeroj qmimin me pakice 4 313 L
Cmimi I shperndaresit 3 450 L

Spirulina është një algë me vlerë të lartë ushqyese dhe përfituese. Është burim i proteinave, vitaminave, mineraleve dhe substancave të tjera lehtësisht absorbuese për trupin e njeriut. Për shkak të vlerës së saj ushqyese, spirulina pasuron dietën, për shembull, të astronautëve gjatë ekspeditave hapësinore.

Spirulina për herë të parë u shfaq në Tokë para 3.5 miliard vjetëve dhe është një nga format më të vjetra të jetës në planet. Ajo është e pranishme natyrisht në pellgje dhe liqene të cekëta me pH vlerë të fortë alkaline dhe kripësi të lartë në Afrikë, Azi dhe Amerikë Jugore. TIENS Spirulina është marrë nga liqeni Çengai në provincën Junan të Kinës. Është një rajon i pastër ekologjikisht pa ndotës. 

Biomasa e këtyre cyano-baktereve blu-jeshile ishte pjesë e dietës nga ushqimi i Actekëve, si dhe fiseve afrikane që jetojnë rreth Liqenit Çad. Për njeriun modern, Spirulina u zbulua në vitin 1940 dhe që nga mesi i viteve 1960 u studiua në detaje. Është burim i shumë komponentëve ndërtuese për trupin, siç janë vitaminat, mineralet, proteinat që janë të dobishme për trupin tonë. Përveç kësaj, përdoret në kozmetikë sepse absorbohet shumë mirë nga indet e njeriut.

Shtojca përmban qeliza të thata të Arthrospira platensis - një nga llojet e spirulin-ës. Deri në 55-70 për qind të përbërësve të Spirulin-ës janë proteina lehtësisht të tretshëm (duke i përfshirë të gjitha aminoacidet ekzogjene të cilat trupi nuk mund t’i sintetizoj vetvetiu dhe për këtë arsye duhet të sigurohen nga ushqimi). Përveç kësaj Spirulina përmban polisakaride të shumta (glukosamine, glycogen) lehtë të pranueshme, makro dhe mikroelemente (hekur, fosfor, potasium, kalcium, zink, selen, krom, bakër), vitaminat (nga B-grupi si dhe C, D dhe E) acide yndyrore të pangopura (GLA-gama-linolenic acid), agjent për ngjyrosje (duke përfshirë carotenoids, klorofil dhe xanthophylls phycocyanin).

Muret qelizore të spirulin-ës nuk përmbajnë celulozë, prandaj përmbajtja e tyre absorbohet lehtë (ndërmjet 85 dhe 95%) - shumë më efektive sesa në proteinat e kafshëve ose të bimëve.

2 kapsula 3 herë në ditë
Back to Top